Flash News

E-TJERA

Doshi në zgjedhje/ Rama i cilësoi ‘spekulime’, Kim tregon bisedën me kryeministrin: T’u japim fund, më tha se e ka përjashtuar nga PS

Doshi në zgjedhje/ Rama i cilësoi ‘spekulime’, Kim tregon

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar sërish pasi deputeti Tom Doshi regjistroi partinë e tij PSD për zgjedhjet e ardhshme.

Në një reagim në twitter, Kim tregon bisedën me kryeministrin Edi Rama, që sipas ambasadores e ka garantuar që e ka përjashtuar këtë person nga Partia Socialiste dhe se nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon.

“Më lejoni t'i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi një kuptim të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”, shkruan ambasadorja Kim.

Kërkesa e Doshit për regjistrim në zgjedhje erdhi në një kohë ku ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim bëri një apel për kandidatë të pastër. Ajo solli në vëmendje rastin e Tom Doshit, të cilit i është refuzuar viza amerikane duke e akuzuar për korrupsion, duke thënë se Shqipëria meriton kandidatë më të mirë.

Si e komentoi Rama thirrjen e Kim

I pyetur në një konferencë me mediat këtë të martë, kryeministri Rama tha se nuk do të jepte asnjë koment më për deklaratat e ambasadores amerikane, duke akuzuar mediat se “kanë spekuluar”.

Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do jap asnjë përgjigje se keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston.

Faktikisht përgjigja ime lidhur me pyetjen që mu bë ishte e thjeshtë e qartë: s’ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam para ligjit e njerëzve se këtë e di vet e nuk ka nevojë të ma përdorni ambasadoren si karrem për të bërë ju telenovela. Kështu që, është e pakuptimtë qe krijoni telenovela të kota në publik”, tha Rama.

Të fundit