Flash News

E-TJERA

Rekord infektimesh nga Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat kufizuese

Rekord infektimesh nga Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat aktuale anti-covid, pavarësisht rritjes së ndjeshme të rasteve të Covid-19, por edhe humbje jete.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi se komiteti nuk ka ndryshuar masat kufizuese, por shprehet se situata do të mbahet nën kontroll nëse masat aktuale zbatohen me rigorozitet nga të gjithë.

“Nëse zbatohen me rigorozitet dhe marrim pjesë në vaksinim janë mënyrat që të kontrollojmë infeksionin dhe të mos përballemi me vale të reja”, tha Rakacolli.

Sipas Rakacollit shkak i kësaj situatë është bërë prania e variantit Delta, i konfirmuar që në korrik.  

Masat aktuale në fuqi:

Maskat të mbahen në të gjitha ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet distancimi social si qendrat tregtare, supermarketet dhe aeroportet.

Grumbullime të ambienteve të jashtme deri në 50 persona duke respektuar distancimi sociale

Ora policore nga ora 24.00-06.00

Muzika e lejuar deri në orën 23.00

Lejohen kampionatet sportive me kapacitete të reduktuara deri në 30%

Aktivitet teatrale, koncerte, shfaqje artistike me kapacitete të reduktuara deri në 30%  të pjesëmarrjes në përputhje me protokollet e ISHP.

 

Të fundit