Flash News

E-TJERA

Rendi i ditës sot në Kuvend, opozita paralajmëron nisjen e aksionit opozitar nga Parlamenti, Zhupa interpelancë me Margaritin

Rendi i ditës sot në Kuvend, opozita paralajmëron nisjen e

Sot pritet të mbahet seanca e radhës parlamentare.

Në rend dite është parashikuar një interpelancë e deputetes së PD, Ina Zhupa me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Po ashtu, opozita paralajmëroi dje se sot deputetët demokratë do të nisin aksionin opozitar nga Parlamenti kundër regjimit të Edi Ramës, që sipas kryedemokratit Sali Berisha blen gjithçka për pushtet.

Qëndresa do të fillojë nga Parlamenti. 43 deputetët e PD nisin ditën e enjte qendresën e tyre në Parlament. Nuk ka më nënshtrime dhe poshtërime nga një hor nga një kriminel, ngë një njeri i cili s’ka asnjë parim. Që është i gatshëm të shesë dhe të blejë gjithcka për pushtetin e tij. Ndaj dhe ne do të nisim betejën në Parlament për të mos e ndalur më”, dekaroi dje Berisha në një takim me strukturat e Tiranës në selinë blu.

Rendi i ditës

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.10.2023.2.

2-Njoftime

3-Interpelancë me Ministren e Kulturës znj. Elva Margariti kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

5-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”.

6-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”.

7-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”.

8-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar”.

9-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar”. 10-Projektvendim “Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

11-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar”.

12-Projektvendim "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri"".

13-Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

14-Diskutime për çështje jashtë rendit

 

Të fundit