Flash News

E-TJERA

Rënia e bustit të diktatorit, pika e kthesës së popullit shqiptar

Rënia e bustit të diktatorit, pika e kthesës së popullit

Data 20 shkurt 1991 mund të quhet dita e rrëzimit diktatorial komunist. Një regjim që nuk e la Shqipërinë që të zhvillohej si vendet e tjera, që na “burgosi” benda territorit tonë pa kontakte me botën e jashtme. Ishte dita e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Në fillimet e vitet 90 populli shqiptar përmbysi diktaturën dhe hapi rrugën për vendosjen e demokracisë. Tirana vërshonte kudo me njerëzit që po shihnin dritë pas shumë viteve errësirë.

 Dita e sotme është ditë përkujtimore për të gjithë të martirët dhe të burgosurit në kohën e komunizmit, të cilët kishin parime që binin në kundërshtim me qeverinë e kohës.  Një ditë që jo vetëm u rrëzua bust i diktatorit, por dhe ditë mirënjohjeje për të gjithë ata që u përpoqën që në Shqipëri të mbizotëronte fjala e lirë, të mos ishte vetëm një parti dhe shumë të tjera.

Prandaj sot është një ditë që të mos harrohet trimëria e atyre që guxuan të flasin të vërtetën përpara diktaturës më të ashpër në Europë. Sot jemi në demokraci dhe të jemi mirënjohës që nuk jetojmë më në atë kohë dhe të shohim përpara duke u përpjekur të rregullojmë gabimet e së shkuarës.

Të fundit