Flash News

E-TJERA

Rënia e lindshmërisë, parashikimi i zymtë i ekspertëve: Nuk do na duhen më shkolla, por azile

Rënia e lindshmërisë, parashikimi i zymtë i ekspertëve:

Normat e lindshmërisë po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë.

Në vitin 2019, Instituti i Statistikave publikoi një studim sipas së cilit pritej që në rastin më të keq, në 2022-shin të lindnin mbi 27 mijë bebe. Por në fakt vitin e shkuar pati vetëm 25 mijë e 570 lindje të reja, mbi 2 mijë më pak se në skenarin më të zymtë.

“Kjo do të thotë që ne nuk duhet të mendojmë më për kopshte apo çerdhe, por për azile dhe shtëpi të kujdesit e të moshuarve.” Kjo pasi shumë shpejt popullsia do të shkojë drejt kësaj nevoje”, thotë për A2 CNN pedagogia Eris Dhamo.

Nëse qeveria nuk ngre mekanizma për ndaljen e shpopullimit, vendit do i mungojnë mijëra vetë në pak vite, thonë sociologët. “Elementi i parë është aksesi në banesë. Për një çift të ri është gati e pamundur blerja e një apartamenti me këtë nivel pagash. Orientimi i politikave fiskale e monetare drejt lehtësimit të barrës nga taksat te çiftet e reja mund të jetë një tjetër mekanizëm”, thotë Dhamo.

Të fundit