Flash News

E-TJERA

Reshjet dhe era e fortë/ Shembet ura në Peqin, izolohen 9 fshatra

Reshjet dhe era e fortë/ Shembet ura në Peqin, izolohen 9 fshatra

Moti i keq ka sjellë problematikat e para në qarkun e Elbasanit, ku reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë dhe rrebeshe lokale, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe dëmtime në infrastrukturë.

Rreth mesditës, në zonën e kthesave të Dragostunjës u regjistrua rënie inertesh në rrugë, duke sjellë ngadalësim të trafikut. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe firmat e mirëmbajtjes, të cilat po punojnë për pastrimin e aksit.

Situata më problematike raportohet në fshatin Sinaballaj të Peqinit, ku është shembur ura “Bailey”, duke lënë të izoluar 9 fshatra të Peqinit dhe disa zona të Rrogozhinës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se dëmtimi i urës është shkaktuar nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë natës. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për krijimin e një kalimi të përkohshëm për banorët e zonës.

Të fundit