Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Resorti luksoz i Zvërnecit nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor

Të enjten me diell të 30 prillit, aktivisti mjedisor Taulant Bino ndodhej pranë plazhit piktoresk të Hidrovorit në kufi me lagunën e Nartës në veri të fshatit Zvërnec, kur pa një varg me kamionë të rëndë të ngarkuar me inerte dhe një grup punëtorësh që po rrethonin zonën e mbrojtur.
Disa ekskavatorë po sheshonin tokën mes pishave.
Bino nisi të fotografonte kamionët, por disa punëtorë i kërkuan të ndalonte me pretekstin se kishte hyrë brenda rrethimit.
“I pyeta ata që ishin aty, inxhinierë apo punëtorë me kaska. Nga biseda joformale më lanë të kuptoja se bëhet fjalë për projektin e Kushnerit dhe po ndërtonin kampin për punëtorët,” tha Bino për BIRN.
I shqetësuar për punimet brenda njërit prej ekosistemeve më të rëndësishme të Shqipërisë, peizazhit të mbrojtur Pishë Poro – Nartë, Bino kërkoi më kot për një tabelë informacioni për projektin, por nuk e gjeti. Zona gëzon mbrojtje ligjore dhe përbën një habitat unik për shumë shpendë ujorë dhe faunën e egër, duke qenë një pikë kyçe për ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri.
Edhe përfaqësuesit e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Vlorë, AdZM, nuk kishin asnjë informacion për punimet. Kur e inspektuan kantierin të shtunën e 2 majit, punonjësit e AdZM kërkuan dokumentin e lejes së ndërtimit, por morën nga përfaqësuesit e kompanisë një shkresë të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, AZHT.
Shkresa nuk është një leje punimesh, por një korrespondencë mes AZHT-së dhe kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, ku kjo e fundit informohet se Këshilli Kombëtar i Territorit kishte miratuar më 29 prill një leje ndërtimi për kryerjen e punimeve përgatitore të rrethimit.
Por AZHT njoftonte gjithashtu se vendimi i KKT nuk ishte sigluar ende nga autoritetet përkatëse, pasi nuk kishte përfunduar procesi i shqyrtimit dhe i plotësimit të kushteve.
Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka marrë dy leje zhvillimi për ndërtimin e një resorti turistik masiv në Zvërnec në janar dhe prill të vitit 2025 nga Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, por lejet nuk janë zbardhur ende.
Lejet zhvillimore lidhen me projektin e prezantuar nga dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner pranverën e vitit 2024, por kompania që ka përfituar lejet në KKT ka pronësi të panjohur.
Dy organizatat mjedisore, AOS dhe PPNEA denoncuan punimet në zonën e mbrojtur duke i krahasuar ato me “një masakër”.
“Brigada e paidentifikuar e ekskavatorëve dhe mjeteve të rënda me zinxhirë vijojnë asgjësimin e Peizazhit të Mbrojtur,” deklaroi PPNEA në një postim në faqen e saj në Facebook.
Autoritetet përgjegjëse lokale dhe qëndrore ishin kontradiktore dhe të paqarta në përgjigjet e tyre për BIRN në lidhje me ndërhyrjen në zonën e mbrojtur pa u zbardhur ende leja e ndërtimit. Kryeministria dhe Ministria e Mjedisit nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ishte e paaritshme për koment.
Leje të pazbardhura
Dokumenti i AZHT, ku konfirmohet se leja e ndërtimit është ende në proces shqyrtimi dhe e pasigluar nga institucionet përgjegjëse.
Planet për transforimin e ekosistemit ligatinor Pishë Poro- Nartë në kantiere ndërtimi për resorte luksoze nisën në vitin 2021, kur Këshilli i Ministrave e uli statusin e mbrojtjes nga “rezervat natyror i menaxhuar” në “peizazh i mbrojtur”. Qeveria vendosi gjithashtu ta rrudhte sipërfaqen e këtij ekosistemi me mbi 5 mijë hektarë.
Në vitin 2024, Jared Kushner shkaktoi jo pak habi kur deklaroi për median amerikane, Bloomberg, planet e tij për të investuar në resorte luksoze në Sazan dhe Zvërnec në Shqipëri. Sipas planeve fillestare, në zonën e Zvërnecit parashikohej të ndërtoheshin rreth 10 mijë njësi akomodimi turistike përgjatë një rripi toke të gjelbëruar që ndan lagunën e Nartës nga deti Adriatik.
Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” u themelua në gusht të vitit 2024 dhe brenda 8 muajsh mori në Këshillin Kombëtar të Territorit dy leje zhvillimi për resorte turistike në Zvërnec, të cilat nuk ishin zbardhur ende deri në fillim të marsit.
“Zvërnec South Adriatic Development” është në pronësinë e kompanisë offshore “Dutch Trust Management BV” të regjistruar në Holandë. Sipas dokumenteve të dorëzuara në QKB, kjo kompani është e lidhur përmes një grupi kompanish guackë edhe me projektin e Sazanit dhe dy vëllezërit investitorë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat.
Pas lejeve zhvillimore, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” mori më 29 prill, sipas një dokumenti të AZHT-së që BIRN e disponon, edhe leje për kryerjen e punimeve të rrethimit dhe të punimeve përgatitore në funksion të ndërtimit të rrugëve të aksesit brenda pronës.
Megjithatë, AZHT i bëri me dije kompanisë se leja në fjalë ishte ende në pritje të firmosjes nga institucionet përgjegjëse.
Një punonjës i Administratës së Zonave të Mbrojtura i tha BIRN në kushtet e anonimatit se nuk kishin qenë në gjendje të interpretonin domethënien juridike të dokumentit që iu paraqit gjatë inspektimit të kryer më 2 maj, ndaj kërkuan sqarim nga zyra qëndrore në Tiranë.
“Nuk na dhanë dokumente, por na dhanë një leje nga AZHT, që ne juridikisht nuk ishim në gjendje ta interpretonim dhe ia kemi dërguar qendrës,” tha ai.
Ai tha se ata morën vendim për pezullim të punimeve, por përfaqësues të kompanisë u kundërpërgjigjën se komunikimi i mëtejshëm do të bëhej me Tiranën.
“Shkuam të shtunën dhe morëm një vendim pezullimi punimesh”, tha ai, por shtoi se mjetet e rënda janë aty dhe se AdZM po i monitoron me roje.
Më 6 maj, aktivistët mjedisorë dokumentuan vazhdimin e punimeve nga mjetet e rënda në Pishë Poro për ngritjen e kantierit të ndërtimit.
Në mëshirën e zinxhirëve
Punimet për shtrimin e rrugëve dhe ndërtimin e kantierit kanë vazhduar edhe më 6 maj në Pishë Poro. Foto kortezi: Zydjon Vorpsi.
Parakalimi i karvanit të kamionëve të mbushur me interte që po i drejtoheshin bregut në fund të prillit u prit me shqetësim edhe nga banorët e Zvërnecit. Njëri prej tyre i tha BIRN se kishte parë që kamionët shoqëroheshin nga “një delegacion makinash luksoze”.
“Pashë nja 8 dalika (kamionë në greqisht) të mbushur me çakull dhe pastaj erdhi një si delegacion me makina,” tha ai në kushtet e anonimatit, pasi e konsideroi çështjen si “punë me spec”.
Ai shpjegoi më tej se kamionët ndaluan në rrugën që lidh manastirin e Zvërnecit me bregdetin dhe dy prej tyre u shkarkuan në rrugë.
“Na thanë që po bënin rrugën, por s’e kuptoj çfarë është kjo,” shtoi ai, duke pohuar se i ishte dukur si shfaqje fakti që makinat e rënda u larguan menjëherë pas makinave luksoze, ku ai dyshonte se kishte zyrtarë.
Kosta Xhaho, përfaqësues i organizatës mjedisore PPNEA në Vlorë, i tha BIRN se zona ku po punohet u dogj para dy vitesh. Ai shtoi më tej se për ta rehabilituar kishin mbjellë 600 rrënjë pishe.
Në një reagim zyrtar, PPNEA akuzon autoritetet se kanë braktisur territorin “që duhet të mbrojnë, duke e lënë në mëshirën e zinxhirëve dhe zhavorrit që po zëvendëson vegjetacionin”.
“Zona më e rëndësishme për jetën e egër në Pishë Poro-Nartë po grabitet në mënyrë banditeske, pa asnjë njoftim,” deklaroi PPNEA.
Në të njëjtën linjë reagoi edhe organizata tjetër mjedisore, AOS e drejtuar nga Bino.
“Ata janë këtu dhe këtë herë me buldozerë…,” deklaroi AOS.
“Plani i Jared Kushner nuk është më një render thjesht i shpëlarë, sepse punimet në zonën e Hidrovorit kanë nisur dhe parashikojnë mbi 20,000 njësi akomoduese dhe më shumë se 10,000 vizitorë në ditë, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme ku takohen 3 Zona të Mbrojtura,” shtoi AOS.
Reagime kontradiktore
Gjatë kryerjes së punimeve më 30 prill 2026. Foto kortezi: Taulant Bino.
Autoritetet lokale dhe ato qendrore janë kontradiktore dhe nuk dinë të thonë nëse punimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë kanë nisur me apo pa leje. Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini i tha BIRN se punimet në zonë po kryheshin me leje nga AZHT.
“Është kompania që ka projektin në Zvërnec që po bën rrethim kantieri. Kanë leje nga AZHT,” tha Mersini. Kur iu bë me dije se leja nuk lëshohet nga AZHT, por nga KKTU, kryebashkiakja Mersini na referoi te institucioni qendror.
“Nuk e di, nuk jam në dijeni, duhet të pyesni AZHT dhe KKT për këtë, por ata po bëjnë rrethim kantieri aty dhe kanë paraqitur dokument nga AZHT,” tha Mersini.
Nga ana tjetër, Afrim Qëndro, drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT, tha se punimet në zonë nuk ishin kompetencë e institucionit që ai drejton. Qëndro tha se po punohej për hapjen e një rruge ekzistuese dhe përgjegjësia binte vetëm mbi Administratën e Zonave të Mbrojtura.
“Nuk është në kompetencat tona. Nuk kemi informacion për fillim punimesh. Ato që janë, janë pjesë e zgjerimit të rrugës. Hapja e rrugës në zonë të mbrojtur është përgjegjësi e AdZM”, tha ai përmes telefonit.
Qëndro madje tha se kishte biseduar edhe me kryebashkiaken Mersini për këtë rast. Por kur u vu në dijeni se Mersini konfirmonte punimet për ngritjen e një kantieri, Qëndro ndryshoi qëndrim.
“Do çoj inspektorët nesër në mëngjes ta verifikoj këtë që ju ka thënë kryetarja e bashkisë,” deklaroi ai./ BIRN
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41