Flash News

E-TJERA

Reuters 'ndjek' gjyqin ndaj Ilir Metës: Çështja shihet si test për reformën në drejtësi

Reuters 'ndjek' gjyqin ndaj Ilir Metës: Çështja

Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar vëmendje nisjes së gjyqit ndaj ish-presidentit, Ilir Meta, duke e cilësuar procesin si një provë të rëndësishme për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në vend.

Teksa publikon foto nga seanca, Reuters shkruan se Meta, i cili aktualisht drejton Partinë e Lirisë, akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se procesi ndaj tij është politikisht i motivuar.

Raportimi thekson se çështja lidhet me aferën CEZ-DIA, kontratat e lobimit në SHBA dhe deklarimin e pasurisë, ndërsa në hetim është përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Reuters vë në dukje se SPAK ka shtuar hetimet ndaj figurave të larta politike në Shqipëri gjatë viteve të fundit, ndërsa procesi ndaj Metës konsiderohet ndër më të rëndësishmit që ka kaluar në gjykim.

Agjencia ndërkombëtare e lidh gjithashtu zhvillimin me aspiratat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se progresi në luftën kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor mbeten kërkesa kyçe të Brukselit për Tiranën.

Të fundit