Flash News

E-TJERA

Ricky Martin sulmohet ma gaz lotjsellës gjatë koncertit në Podgoricë

Ricky Martin sulmohet ma gaz lotjsellës gjatë koncertit në

Një incident i papritur ndërpreu koncertin e Ricky MartinMali i Zi, pasi një person hodhi gaz lotsjellës në drejtim të skenës, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve dhe evakuimin e përkohshëm të publikut.

Ngjarja ndodhi në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë, ku artisti po performonte në kuadër të turneut të tij evropian “Ricky Martin Live”.

Sipas ekipit të tij të komunikimit, incidenti ndodhi gjatë performancës, kur një person nga audienca hodhi gaz lotsjellës drejt skenës. Situata shkaktoi ndërprerjen e menjëhershme të koncertit, ndërsa pjesëmarrësit u larguan nga zona për arsye sigurie.

Menaxheri i marrëdhënieve me publikun të këngëtarit, Rodine Alcala, bëri të ditur se stafi i sigurisë dhe autoritetet lokale ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të garantuar sigurinë e të pranishmëve.

Pas incidentit, Ricky Martin dhe ekipi i tij u larguan nga skena si masë paraprake, ndërsa disa persona në publik morën ndihmë në vendngjarje. Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Të fundit