Flash News

E-TJERA

Rikthehen reshjet, si parashikohet moti në fundjavë

Rikthehen reshjet, si parashikohet moti në fundjavë

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në shtim.

Në orët e mbrëmjes të ditës së shtunë reshjet e shiut do të behën prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së diel.

Gjatë ditës së diel reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e hera-herës fiotn shpejtësi deri në 10m/sek.

Rikthehen reshjet, si parashikohet moti në fundjavëRikthehen reshjet, si parashikohet moti në fundjavë

Të fundit