Flash News

E-TJERA

Rikthehet Champions-i, gjigantët e Europës përballen me njëri-tjetrin

Rikthehet Champions-i, gjigantët e Europës përballen me

Champions League rikthehet ditën e sotme me fazën eliminatore ku do të luhen dy ndeshje mjaft interesante duke parë prestigjin e skuadrave, por dhe gjendjen në kampionatet respektive.

Napoli do të luajë në transfertë me Frankfurtin, ku italianët shihen si favoritë absolutë për të kaluar në raundin tjetër. Skuadra e Luciano Spaletit po bën një sezon mbi pritshmëritë ku kampionatin e ka pothuajse të fituar duke parë distancën e konsiderueshme me rivalët.

Këtë dominancë duan ta tregojnë dhe në arenën europiane, por Frankfurti është një ekip që jo pak herë ka surprizuar dhe duke qenë se është raund me 2 ndeshje atëherë mund të ndodhë çcdo gjë.

Vëmendjen më të madhe do ta marrë sfida tjetër Liverpool-Real Madrid. Të dyja skuadrat ishin finalistet e edicionit të kaluar me madrilenët që fituan 1-0 me golin e Vinicius Jr.  Tani skuadra e Liverool-it kërkon hakmarrje edhe pse ky sezon  nuk ka qenë në nivelin e duhur për të besuarit e Jurgen Klop.

Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 21:00.

Rikthehet Champions-i, gjigantët e Europës përballen me

Të fundit