Flash News

E-TJERA

Rikthehet Champions League, dy super duele për të vendosur fatet e sezonit

Rikthehet Champions League, dy super duele për të vendosur fatet e

Champions League rikthehet me dy super ndeshjet Milan-Totenhem dhe PSG-Bayern Munich. Katër skudrat ndodhen në momente të ndryshme në kampionatet respektive, por duelet në arenën më të madhe të futbollit premtojnë gjithmonë spektakël.

Milan pret në shtëpi Totenham-in me kuqezinjtë që edhe pse fituan ndeshjen e fundit në kampionat, përsëri ndodhen në krizë duke parë humbjet radhazi, por dhe klimën në ekip. Një fitore ndaj anglezëve do të jepte një sinjal shprese për pjesën e mbetur të sezonit. Totenham-i nga ana tjetër po bën një sezon me ulje-ngritje, por shihet si favorit për të kaluar këtë raund ndaj italianëve.

Vëmendjen më të madhe sigurisht pritet ta marrë ndeshja PSG-Bayern. Një finale e parakohshme mund të cilësohet duke parë prestigjin e dy ekipeve, të cilët janë ndër favoritët për të ngritur trofeun në fund të kompecitionit. Shumë yje në fushë si Messi, Mbappe dhe Neymar për PSG-në apo Mane, Musiala, Sane për Bayern janë një tregues i qartë se ky pritet të jetë një duel mjaft i ashpër.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.

Të fundit