Flash News

E-TJERA

Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20

Murtaja e bagëtive është rikthyer në qarkun Shkodër pas afro një viti, duke prekur njësinë Dajç. Në këtë mënyrë Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometër.

Rasti i parë i murtajës për këtë vit është konstatuar në fshatin Mali i Gjymtit të Dajçit. Rreth 20 krerë dele të një fermeri janë groposur, ndërsa tashmë pritet asgjësimi edhe i afro 60 krerëve të tjera dele që ka ky fermer. Rasti ka 3 ditë që është konfirmuar zyrtarisht.

Dëmi që i shkaktohet fermerit është i konsiderueshëm sepse shkon rreth 10-15 milionë lekë të vjetër, ndërsa shpreson të dëmshpërblehet.

Ndërkohë administratori i Dajçit, Broz Pjetrani thotë se ka dyshime që në atë njësi mund të ketë edhe raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta, dhe do kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.

Përveç Dajçit, drejtoria rajonale e ekstensionit bujqësor në Shkodër ka nisur kontrolle edhe në zona të tjera si shkak i rrezikut të përhapjes së murtajës. Kjo është një sëmundje që prek kafshët por që nuk transmetohet tek njeriu.

Vitin e kaluar në Shkodër u konstatuan 3 raste të tilla duke bërë asgjësimin e të imtave, ndërsa zonat e prekura u vendosën në karantinë brenda afateve ligjore të përcaktuara.

Të fundit