Flash News

E-TJERA

“Ringritja e një opozite i kushton shoqërisë breza të tërë”

“Ringritja e një opozite i kushton shoqërisë breza të

Nga Ylli Manjani

Rivendosja e një të drejte personit i kushton kohë, ndoshta edhe jetën. Por disi rivendoset. Diku individi e fiton atë që ka humbur.

Ringritja e një opozite i kushton shoqërisë breza të tërë. D.m.th shumë kohë e jetë njerëzish që u dhunohen liritë e të drejtat. Kurrë shoqëria nuk i fiton më brezat e humbura.

Në racionale shoqëria duhet të vendosë balanca të drejta ndërmjet lirisë, të ardhmes së saj dhe lirisë së individit.

Zakonisht turmat paguajnë me qejf kostot kolektive të dhunimit të njerëzve. Paguajnë pasi kanë gëzuar në ekstazë se si dhunohet individi... Qejfi paguhet!

Që nga lashtësia njësoj ky muhabet...

Individi në këto kushte e ka pak të vështirë deri sa të mësohet me gjendjen.

E kështu jeta vazhdon me të njëjtat gjëra të përsëritura.

Dikush tërhiq e mos e këput, dikush e këput pa e tërhequr, dikujt ia këpusin dhe e tërheqin, dikë e tërheqin pa e këputur e dikë tjetër e tërheqin dhe e këpusin.

Ja, kështuuu. Me këto gjëra bëhen edhe filma...

Telenovelën tjetër, të lutem!

Të fundit