Flash News

E-TJERA

Ronaldo e bën "shqiptarçe", shmang trafikun duke kaluar me makinë mbi trotuar

Ronaldo e bën "shqiptarçe", shmang trafikun duke kaluar me

Cristiano Ronaldo bëri bujë me transferimin në Arabi tek skuadra e Al-Nassr ku i dha fund rrugëtimit të Europë për të shijuar milionat e sheikëve. Portugezi është i privilegjuar në shumë aspekte dhe normalisht kjo vjen për shkak të famës që ka dhe për atë çka i ka dhënë futbollit.

Megjithatë kur vjen puna tek rregullat e qarkullimit rrugor, të gjithë duhet të jemi të barabartë. Një video e futbollistit është kontestuar shumë pasi ai është filmuar duke kaluar mbi trotuar me makinën e tij në mënyrë që të shmangte trafikun.

“Në trotuar ecën një legjendë. Shpresoj ta arrestojnë sa më shpejt!”, bërtiti i zhgënjyer një qytetar i Riadit.

Të fundit