Flash News

E-TJERA

Rrëfehet Naim Gjoshi: Si e krijova për një orë këngën "Mora fjalë"

Rrëfehet Naim Gjoshi: Si e krijova për një orë

 

Shqipëria arriti një fitore historike përballë Çekisë, me shifrat 3-0. Emocione të mëdha pushtuan “Air Albania” pak minuta para nisjes së ndeshjes pas performancës drithëruese e Shkurte Fejzës, me këngën patriotike “Mora Fjalë”.

Naim Gjoshi, kompozitori që qëndron pas këngës Mora fjalë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se i ishte dashur vetëm një orë të krijonte atë që është kthyer në himnin e kombëtares shqiptare.

“Në vitin 1999 kam qenë në Prekaz te kulla e Jasharajve, aty kam parë kullën e bombarduar, portretin kreshnik të Adem Jasharit që të kujton eposin e Mujit dhe Halilit dhe e kisha idenë se çfarë duhet të bëja. Ndodhi që në vitin 2000 një këngëtar nga Drenica ka porositur që në 3 vjetorin e vdekjes së Adem Jasharit të këndohej një këngë. Brenda një ore e kam bërë këngën, më lindën vargjet menjëherë sikur ma dha Perëndia. E kam incizuar në një kasetofon me shirit dhe të nesërmen ja kam dërguar në Skënderaj. Ai e ka realizuar dhe ka hedhur në treg. Pas një 1 viti këngën e ka pëlqyer Shkurte Fezja dhe bashkë me një producent ka vendosur ta këndonte”, tregoi Gjoshi.

 

Të fundit