Flash News

E-TJERA

Rrëmbente njerëz dhe i torturonte, dënohet me burg "kapo i rrezikshëm" në Britani, viktima edhe shqiptarë

Rrëmbente njerëz dhe i torturonte, dënohet me burg "kapo i

Autoritet britanike kanë dënuar me 25 vjet burg, kreun e një bande të rrezikshme të krimit të organizuar që rrëmbeu dhe torturoi disa persona përfshirë edhe shqiptare.

Një nga viktimat të 27-vjeçarit Fortune Laëson, Mohamed Saroya, u rrëmbye jashtë shtëpisë së tij në Londër në nëntor 2018 pasi u pa me një orë Rolex në dorë në një fotografi të Snapchat dhe u josh për kanabis. Viktima u terrorizua për tetë orë duke përfshirë edhe goditjen me thikë të shumëfishtë, me ujë të nxehtë me sheqer të derdhur në bark dhe ijë, dëgjoi të premten Gjykata e Cardiff Croën.

Dëshmitë e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur në banesën e të akuzuarit e shtynë policinë të identifikonte një viktimë tjetër, Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte sulmuar vazhdimisht në të njëjtën adresë. Tetë anëtarë të tjerë të bandës – të gjithë të përfshirë në të paktën një nga tre komplotet – u dënuan gjithashtu të premten në të njëjtën gjykatë.

Tetë anëtarë të tjerë të bandës, të gjithë të përfshirë në të paktën një deri në tre herë në rrëmbime dhe komplote u dënuan gjithashtu nga e njëjta gjykatë. Davood Assadpour, 33 vjeç dhe Micaiah Marley, 30 vjeç, u burgosën me 15 vjet; 27 -vjeçarët Arnold Fumemeya dhe Alexis Mutesa me 13 vjet; Gideon Laëson, 24 vjeç, me 12 vjet burg; Ahmed Omar, 29 vjeç, me 9 vjet; Stephen Isaac, 66 vjeç, me 6 vjet; dhe Denis Delishaj, 34 vjeç, me 8 vjet burg, shkruan Indipendent.

 

Të fundit