Flash News

E-TJERA

Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij

Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e

Është rrëzuar kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Kërkesa e paraqitur nga avokatët e Berishës në GJKKO u rrëzua nga gjyqtarja Flora Hajredini.

Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale.

Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj”, thuhet në njoftim.

Më herët, Berisha e akuzoi gjyqtaren Gjoka se komunikon me kryeministrin Rama me Encrochat.

 

 

Të fundit