Flash News

E-TJERA

Rrëzohet nga pema, humb jetën 64-vjeçari në Korçë

Rrëzohet nga pema, humb jetën 64-vjeçari në

Një 64 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e rrëzimit nga pema në fshatin Krushovë.

Viktima me inicialet E.Z ka qenë duke vjelë arrat, por aksidentalisht ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Familjarët e kanë nisur drejt spitalit menjëherë, por 64-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:15, në fshatin Krushovë, Korçë, shtetasi E. Z., rreth 64 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë (arrë) dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit