Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të naftës, miratohet kompensim prej 50 lekë/litër për transportin publik

Rritja e çmimit të naftës, miratohet kompensim prej 50

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një masë kompensuese prej 50 lekësh për litër karburanti për shoqëritë e transportit publik qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas.

“Në mbledhjen e qeverisë u miratuan disa akte, por ajo që dua të veçoj është një masë e rëndësishme në kuadër të mbështetjes që qeveria shqiptare ka ndërmarrë gjatë periudhës së krizës së hidrokarbureve. Bëhet fjalë për subvencionimin e transportit qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas.

Para një muaji jemi takuar me shoqatat e transportit dhe kemi dëgjuar shqetësimet e tyre. Në atë kohë kemi premtuar se do të kishte një masë mbështetëse, siç kemi aplikuar edhe në vitin 2022.

Sot e kemi miratuar këtë masë, e cila parashikon kompensim prej 50 lekësh për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga muaji mars”, u shpreh ministri.

Sipas tij, ky vendim synon të mbështesë operatorët e transportit publik dhe të lehtësojë kostot e tyre për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.

Të fundit