Flash News

E-TJERA

Rudina tregon se si “e ka njohur” vajzën me Azem Hajdarin: Sa herë shkonte te busti thoshte gjyshi

Rudina tregon se si “e ka njohur” vajzën me Azem Hajdarin: Sa

Rudina Hajdari është shfaqur për herë të parë në një studio televizive me vajzën e saj, Sihanën. Ajo rrëfeu te “Rudina” në Klan TV se i flet shpesh për gjyshin, Azem Hajdari.

Rudina Hajdari tregoi se së bashku me vajzën e saj shkojnë shpesh te bust ii “pishtarit të demokracisë”, që gjendet në “Qytet Studenti”. Sihana tregoi se shkon te busti dhe vendos lule.

“I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpeshherë që ky busti këtu është gjyshi. Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi. Ne shkojmë te Qyteti Studenti, te busti që është aty”, tha Rudina.

Ndërkohë, Sihana shtoi: Edhe unë thoja është shumë i mirë. Te gjyshi ne shkojmë te parku. Edhe çojmë lule.

Të fundit