Flash News

E-TJERA

Samiti i Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian arrin në Rinas

Samiti i Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian arrin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Presidentja e Komisionit Evropian është pritur nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Luigi Soreca, i ngarkuari me punë i delegacionit të BE-së në Shqipëri.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”, shkruan ministrja.

Të fundit