Flash News

E-TJERA

“Së bashku kundër ligjit”, vijon bojkoti i studentëve të Mjekësisë

“Së bashku kundër ligjit”, vijon bojkoti i studentëve

Studentët e mjekësisë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që i detyron që të punojnë për 5 vite pas përfundimit të studimeve.

 “Së bashku kundër ligjit”, është motoja e protestës së sotme.

Studentët thonë se në ditën e 4 të nisjes së universitetit, ende nuk u është ofruar marrveshja, për punësimin 5 vite pas përfundimit të studimeve dhe as tarifa sa duhet të paguajnë nëse nuk pranojnë të firmosin.

A është turp të na detyrojnë të rrimë të punojmë kur ne vetë duam, por ne duam të na ftojnë? A është turp të na i shpërndajnë bluzat e bardha si misri i pulave? Studentët e mjekësisë nuk kanë turp, studentët e mjekësisë janë krenarë sepse po luftojnë për të drejtat e tyre, po luftojnë për diçka legjitime dhe kur do ndalemi ne? Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit tonë. Ligji do të rrëzohet, kushtet do të përmirësohen dhe pastaj do të ketë qejf secili nga ne që të punojë, jo 5 vjet në Shqipëri, por të punojë gjithë jetën” – tha një student i mjekësisë.

Gjatë protestës, një nga studentet e mjekësisë u përlot teksa përmende të gjitha vështirësitë që kanë kaluar në gjashtë vite studime.

"Unë jam studente e vitit të gjashtë dhe ndihem sikur gjashtë vite më ikën dëm, por dua t'i shpreh një falënderim të veçantë të gjithë atyre që sapo kanë futur këmbët në universitet dhe po na bashkohen, edhe pse ata nuk e din se çfarë të zezash kemi kaluar në këto vite", u shpreh ajo.

Studentët e shohin ligjin si anti-kushtetues dhe anti-demokratik dhe e kundërshtojnë me forcë ndalimin e dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit.

Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

 

Të fundit