Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 230 kokainë në Hamburg, në pranga dhe shqiptarë

Sekuestrohen 230 kokainë në Hamburg, në pranga dhe shqiptarë

Policia Gjermane në bashkëpunim me Zyrën e Hetimit Doganor dhe Prokuroria Publike e Hamburgut po zhvillojnë një aksio trafik ilegal të kokainës në sasi të mëdha.

Deri më tani hetimet kanë çuar në gjurmët e nëntë shtetasve të moshës 26 deri në 41 vjeç.

Të dyshuarit janë 3 nga Gjermania, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia, të cilët kishin akses në kontejnerët që mbërrinin ose ruheshin atje si punëtorë doke dhe në këtë kontekst u përfshinë në kontrabandën e kokainës.

Ndërkohë dy javë më parë, GER arriti të gjente dhe konfiskonte pothuajse 240 kilogramë kokainë në një kontejner që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte depozituar në portin e zonës O’Sëaldkai (Kleiner Grasbrook).

Shërbimet policore sot në mëngjes ekzekutuan gjithsej 15 urdhra kontrolli të lëshuara nga gjykata përgjegjëse e qarkut me kërkesë të Prokurorisë Publike të Hamburgut në Hamburg, Saksonia e Ulët, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Schlesëig-Holstein.

Po ashtu u arrestuan dy nga maqedonasit, 40 dhe 41 vjec dhe tre shqiptarët 26, 28 dhe 32-vjec, në bazë të fletarrestim të lëshuar paraprakisht nga Gjykata e Qarkut.

Gjatë kontrollit të sotëm në 15 adresa banimi, një vend pune dhe një garazh, shërbimet e policisë sekuestruan ndër të tjera rreth 7 mijë euro para të gatshme, celularë dhe dokumente të shkruara.

kundër kontrabandës së importit të kokainës përmes portit të Hamburgut.

Të fundit