Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 40 ton kokainë në Oqeanin Atlantik

Sekuestrohen 40 ton kokainë në Oqeanin Atlantik

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord të dyshuar kokaine gjatë një operacioni të zhvilluar në Oqeanin Atlantik, pranë Ishujve Kanarie, duke shënuar një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës.

Operacioni është kryer nga Garda Civile e Spanjës, e cila ka ndaluar një anije në ujëra ndërkombëtare, ku janë arrestuar rreth 20 persona.

Sipas autoriteteve, në bord janë sekuestruar mes 35 dhe 40 ton kokainë, çka e klasifikon këtë rast si një “sekuestrim historik” në nivel kombëtar.

Anija, e cila aktualisht po inspektohet në Ishujt Kanarie, raportohet se ishte nisur nga Freetown i Sierra Leones me destinacion Bengazin në Libi. Hetuesit dyshojnë se droga ishte e destinuar të transferohej në anije më të vogla për shpërndarje në tregun evropian.

Spanja konsiderohet një nga pikat kryesore hyrëse të kokainës në Evropë, për shkak të lidhjeve të saj me Amerikën Latine dhe afërsisë me Marokun, një nga prodhuesit kryesorë të kanabisit.

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë vendin, gjatë gjithë ditës. Temperaturat maksimale arrijnë sot deri në 25 gradë celcius. 

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s

Të fundit