Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet 1 kg ko*ainë në Tiranë, dy të arrestuar, njëri prej tyre nip i Pajtim Serjanit

Sekuestrohet 1 kg ko*ainë në Tiranë, dy të arrestuar,

Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, me vlerë tregu rreth 270 000 euro.

Në pranga janë vënë dy shtetas, K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik u gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Bashkë me lëndën narkotike, u janë sekuestruar me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Njëri prej të arrestuarve, është nipi i Pajtim Serjanit i cili është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, më parë. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014.

Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.

NJOFTIMI:

Gjatë operacionit goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Tiranës.

Sekuestrohen 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro).

Policia ka kapur në flagrancë  2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale. 

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Fam Fanz". 

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kastriotët", automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit