Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet në Tiranë një “Audi SQ8” i vjedhur në Itali

Sekuestrohet në Tiranë një “Audi SQ8” i vjedhur

Policia ka goditur një tjetër rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga jashtë vendit, duke sekuestruar një mjet luksoz tip Audi SQ8, me vlerë rreth 50 mijë euro.

Automjeti rezulton të jetë vjedhur në Itali dhe më pas është futur në Shqipëri me qëllim shitjen në tregun vendas.

Në kuadër të hetimeve, është identifikuar dhe është vënë nën procedim penal një shtetas 44 vjeç, me inicialet V.T., i dyshuar si i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

“Sekuestrohet një tjetër automjet i vjedhur jashtë shtetit, tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro.

Identifikohet dhe procedohet penalisht 1 shtetas, i dyshuar për trafikimin e automjetit të vjedhur në Itali, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, në vijim të operacionit “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali.

Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 44 vjeç, i cili dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen”, njofton policia.

Të fundit