Flash News

E-TJERA

Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, punëtorët nuk lejohen të hyjnë në kantier

Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, punëtorët nuk

Situata vijon të jetë e tensionuar, në ditën e dytë të bllokimit të punëtorëve në kantierin e aeroportit të Vlorës.

Punëtorët dhe kompanitë që kryejnë punimet nuk janë lejuar të hyjnë, duke sjellë pezullimin e proceseve të punës në kantier. Shkak për konfliktin janë mosmarrëveshjet mes kompanive “Mabco” dhe “2A Group”, çka ka çuar në këtë situatë bllokimi.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga palët për mënyrën se si do të zgjidhet konflikti dhe kur pritet rifillimi normal i punimeve në aeroportin e Vlorës.

 

Të fundit