Flash News

E-TJERA

Shakira publikon “Dai Dai”, himni zyrtar i Botërorit 2026

Shakira publikon “Dai Dai”, himni zyrtar i Botërorit 2026

Këngëtarja Shakira ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Dai Dai”, në bashkëpunim me artistin Burna Boy, këngë e cila është përzgjedhur si himni zyrtar i Botërorit 2026.

Turneu më i madh i futbollit në botë do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

“Dai Dai” vjen si një këngë ritmike dhe festive, e ndërtuar për të përcjellë energji dhe atmosferë celebrimi për tifozët në mbarë botën. Bashkimi i stilit karakteristik të Shakirës me ritmet e Burna Boy krijon një produksion me frymë globale dhe motivuese.

Teksti i këngës trajton tema si uniteti, forca dhe rikthimi pas vështirësive, duke reflektuar emocionet që lidhen shpesh me Kupën e Botës. Në vargje përmenden edhe disa prej emrave më të njohur të historisë së futbollit, përfshirë Pelé, Diego Maradona, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappé dhe të tjerë legjendarë.

 

Të fundit