Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Shteti po ua shet studentëve diplomën me 15 mijë euro

Shehu: Shteti po ua shet studentëve diplomën me 15 mijë euro

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas protestës së studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga ligji që mban peng diplomat e tyre.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se shteti po ua shet diplomën studentëve me 15 mijë euro, ose në të kundërt do të duhet të punojnë për 5 vite me punë të detyruar.

Shehu thekson se kjo është bujkrobëri, diskriminim dhe vjedhje shtetërore ndaj studentëve.

Postimi:

Te gjithe me studentet e mjekesise!

Shteti u “shet” me 15 mije E diplomen e tyre studenteve te mjekesise.

Ndryshe 5 vjet “pune te detyruar”, bujkroberi kjo!

Dhe kjo mbasi u ka mare per cdo vit reth 450 E si takse regjistrimi.

Shteti grabitqar e feudal nxorri dhe shumen, qe duhet te paguaje nje student i mjekesise mbas studimeve, per te marre diplllomen, 2500 E ne vit pra 15000 ne teresi.

Diskriminim e vjedhje shteterore kjo.

Antikushtetuese e ndesh me te drejtat themelore te njeriut!

Nje vendim qe pengon te sapo diplomuarit per tu specializur e rritur cilesine jashte vendit.

Qe demton rende edhe cilesine e sherbimit shendetesor ndaj qytetareve.

 

Të fundit