Flash News

E-TJERA

Shembje dheu në aksin Librazhd–Përrenjas, vështirësohet qarkullimi

Shembje dheu në aksin Librazhd–Përrenjas,

Aksi kombëtar Librazhd–Përrenjas është përballur sërish me probleme, pas motit të keq të shoqëruar me rrebeshe shiu gjatë orëve të fundit.

Si pasojë e reshjeve, janë regjistruar shembje masive dheu në disa segmente të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në zonë po punohet për realizimin e Korridorit VIII, çka e bën terrenin më të ndjeshëm ndaj rrëshqitjeve.

Ky aks ka qenë problematik edhe më herët. Pak kohë më parë, në vendin e njohur si “Kthesa e Dragostunjës”, një shembje e ngjashme bllokoi qarkullimin për disa ditë, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve në këtë segment.

Të fundit