Flash News

E-TJERA

Shembje rruge te “Përroi i Pishave”, kamioni rrezikon të bjerë në humerë

Shembje rruge te “Përroi i Pishave”, kamioni rrezikon të

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore në zonën e Gramsh–Kukur, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave është bllokuar plotësisht qarkullimi në një prej segmenteve më problematike të këtij aksi.

Situata më e rënduar raportohet në vendin e quajtur “Përroi i Pishave”, ku një pjesë e trupit të rrugës është shembur, duke krijuar rrezik të lartë për automjetet që kalojnë në zonë. Një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore, i cili ishte në shërbim të furnizimit të bizneseve në njësinë administrative Kukur, ka mbetur i bllokuar në buzë të rrugës dhe ndodhet në rrezik për rrëshqitje të mëtejshme drejt humnerës.

Drejtuesi i mjetit ka kërkuar ndërhyrje urgjente për të bërë të mundur nxjerrjen e kamionit dhe stabilizimin e segmentit rrugor, ndërsa banorët e zonës po përballen me vështirësi në lëvizje dhe furnizim.

Për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme, qarkullimi në këtë aks është ndërprerë plotësisht, duke izoluar përkohësisht zonën dhe duke krijuar shqetësim për banorët dhe bizneset lokale. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit.

Të fundit