Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta në Elbasan, tre persona përfundojnë në spital

Sherr me sende të forta në Elbasan, tre persona përfundojnë

Një grup, është përfshirë në një sherr fizik në një lokal në fshatin Labinot-Fushë.

Policia thotë se ata u konfliktuan me sende të forta dhe mjete të mprehta, ndërsa tre prej tyre përfunduan në spital.

Sakaq, dy persona u arrestuan dhe 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policise

U konfliktuan me sende të forta dhe mjete të mprehta, në ambientet e një lokali, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Xh. M., 28 vjeç per veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-M. K., 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, në fshatin Labinot-Fushë, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasit M. K. dhe F. K., të cilët pasi morën mjekim dolën nga spitali, si dhe shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit