Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në lokal, dy të plagosur në Maliq

Sherr me thika në lokal, dy të plagosur në Maliq
Foto ilustruese

Dy persona plagosen me thikë në fshatin Bregas, në Maliq.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, ndërsa dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin.

“Rreth orës 17:10 në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Të fundit