Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy vëllezër

Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy vëllezër

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në afërsi të kthesës së Paskuqanit në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, një person ka goditur me thikë dy vëllezër si pasojë e një konflikti të momentit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar

 

Të fundit