Flash News

E-TJERA

Sherr mes dy personave në Durrës, plagoset me thikë në krah 17-vjeçari

Sherr mes dy personave në Durrës, plagoset me thikë në krah

Një konflikt midis dy personave ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit. Nga burimet bëhet me dije është plagosur nje 17-vjeçar.

Ngjarja ka nisur pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah.

Sakaq autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.  

"Dëmtoi me mjet prerës, një 17-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërohet në ambientet e Policisë 30-vjeçari.

Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, në ambientet e jashtme të një picerie, shtetasi B. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 17-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur shtetasin B. M. dhe e kanë shoqëruar atë, në ambientet e Stacionit të Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme."

Të fundit