Flash News

E-TJERA

Sherr mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 4 persona në spital

Sherr mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 4 persona

Tifozë të Vllaznisë dhe Tiranës janë përfshirë në një sherr në Reps të Mirditës, pranë një pike karkuranti.

Ngjarja ndodhi pas ndeshjes në Kukës, ku tifozët në kthim të Vllaznisë, kanë goditur me grushte dhe sende të forta tifozët e Tiranës.

Një autobus me tifozë është shoqëruar në komisariatin e Lezhës, ndërsa disa prej tyre u dërguan në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga Spitali i Lezhës bëjnë të ditur se 4 prej tifozëve po marrin mjekim në spital. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për veprime të mëtejshme.

Të fundit