Flash News

E-TJERA

Sherr për pronën në Vaun e Dejës, ndërhyn policia

Sherr për pronën në Vaun e Dejës, ndërhyn policia

Policia e Vaut të Dejës ka ndërhyrë në një konflikt mes dy familjeve për pronën. Mësohet se 4 persona ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Barbullush dhe për këtë arsye policia vuri në pranga një prej tyre dhe shpalli në kërkim një tjetër, pasi këta të fundit me armë zjarri kërcënuan dy vëllezër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të fundit