Flash News

E-TJERA

Sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, Gjykata e Lezhës liron 8 personat e arrestuar

Sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, Gjykata e

Gjykata e Lezhës ka lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, tifozët e arrestuar pas incidentit në Mirdite mes tifozerive të Tiranës dhe Vllaznisë.

Tetë tifozët u përballën në gjykatë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Incidenti mes tifozerive ndodhi pak ditë më parë, ku ata u përplasën në “Rrugën e Kombit”.

Disa nga anëtarët e tifo-grupit, që mbështet “bardheblutë” e Tiranës, “Tiron Fanatics” i kanë bërë pritë tifozëve të Vllaznisë, në pikën e karburantit, “NBT Oil”, në Reps të Mirditës dhe me të dalë nga autobusi kanë goditur me gurë e sende mjetin udhëtues të shkodranëve, si dhe kanë dhunuar fizikisht disa prej këtyre të fundit.

Të fundit