Flash News

E-TJERA

Sherri për pronat te Kepi i Rodonit, avokati i kishës: Punonjësit e shtetit falsifikuan letrat

Sherri për pronat te Kepi i Rodonit, avokati i kishës: Punonjësit

Përfaqësues ligjor i Provincës Françeskiane në Shqipëri, avokati Sokol Dendreaj deklaron se në pronën te Kepi i Rodonit, punonjësit e shtetit kanë falsifikuar dokumentet e pronës për të cilën dy ditë më herët pati një konflikt të dhunshëm mes banorëve dhe përfaqësuesve të Kishës.

Duke folur në Euronews Albania, ai tha se ka mospërputhje të metrave katror dhe gjithashtu ndryshon edhe lloji i pasurisë.

Mendimi im, duke parë edhe dokumentacionin që unë e disponoj, në lidhje me pretendimet dhe paraqitjen e kësaj certifikate, kartele pasurie dhe hartës treguese nga familja Kaculi është vënë në dispozicion provinca françeskane dhe për këtë arsye në vitin 2019 i është referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për kallëzim penal sepse ne mendojmë se punonjësit e shtetit kanë falsifikuar këtë dokument dhe na rezulton kjo pasuri”,-tha avokati.

I pyetur sa se është hapësira për të cilën mendohet se është falsifikuar dokumenti,  avokati u përgjigj:

 “Sipërfaqja për të cilën bëhet fjalë është 5700 që pretendon familja Kaçuli, ndërsa e vërteta është se ajo sipërfaqe për të cilën provinca françeskane e ka marrë si sipërfaqe në 2008 është 4114 metra katror. Gjithashtu ndryshon lloji i pasurisë”,-tha avokati.

Kujtojmë se për këtë ngjarje janë arrestuar disa persona të përfshirë në konflikt,  përfshirë këtu edhe ish-deputeti Mark Frroku.

 

Të fundit