Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Dy mijë e gjysmë vite më parë, Sokrati u ankua se shkrimi do t’i dëmtonte nxënësit. Duke pasur një mënyrë për të ruajtur idetë në mënyrë të përhershme dhe të jashtme, ata nuk do të kishin më nevojë të mësonin përmendësh.
Duhet të ketë qenë tunduese ta shpërfillje atë si një plak që ankohet për çdo gjë të re. Sokrati nuk kishte në dispozicion një mori kërkimesh shkencore për të argumentuar dobinë e të mësuarit të koncepteve përmendësh, shkruan The Economist.
Sot po shpërthen një debat rreth rreziqeve të një teknologjie tjetër, asaj të kompjuterëve dhe teksteve që shkruhen në to.
Ndërsa nxënësit e shkollave fillore dhe kandidatët për doktoraturë në Hemisferën e Veriut po rikthehen për një vit të ri shkollor, shumë prej tyre do të mbështeten më shumë se kurrë te kompjuterët, për të mbajtur shënime dhe për të shkruar detyra.
Disa prindër të nxënësve më të vegjël janë të shqetësuar nga fakti se fëmijëve jo thjesht u këshillohet, por u kërkohet të sjellin me vete laptopë në klasë.
Profesorët e universiteteve ankohen se studentët shpërqendrohen duke lexuar dhe duke dërguar mesazhe, në vend që të dëgjojnë leksionet.
Një sërë kërkimesh tregojnë përfitimet e një “risie” që u ka paraprirë kompjuterëve: shkrimi i dorës. Studimet kanë zbuluar se të shkruarit në letër, mund të përmirësojë gjithçka, nga kujtimi i një sërë fjalësh të rastësishme, deri te kuptimi më i mirë i ideve të ndërlikuara.
Për mësimin e materialit përmendësh, nga format e shkronjave deri te veçoritë e drejtshkrimit të gjuhës, përfitimet e përdorimit të një stilolapsi ose lapsi, qëndrojnë në mënyrën se si kujtesa motorike dhe shqisore e vendosjes së fjalëve në letër, e përforcon procesin e të mësuarit.
Lëvizja e një lapsi ose stilolapsi në letër, ngulitet në kujtesën pamore. Njerëzit mund të kujtojnë një fjalë në një gjuhë të huaj, edhe nga vendi ku e kanë shkruar atë, për shembull, në pjesën e poshtme majtas të një faqeje.
Një nga përparësitë më të dukshme të shkrimit të dorës është marrja më efikase e shënimeve.
Në një studim të vitit 2014 nga Pam Mueller dhe Danny Oppenheimer, studentët që morën shënime në tastierë, shkruan pothuajse dy herë më shumë fjalë dhe më shumë citime fjalë për fjalë nga leksionet, se ata që i mbajtën shënimet me shkrim dore.
Kjo tregon se studentët me kompjuterë nuk po e kuptonin mirë leksionin dhe po e kopjonin me shpejtësi materialin.
Shkrimi i dorës, i cili kërkon më shumë kohë se shtypja në tastierë, i detyron mbajtësit e shënimeve të përmbledhin idetë me fjalët e veta. Kjo e ndihmon studentin që të kuptojë më mirë atë që thuhet, pikërisht në çastin kur po e shkruan.
Ata që mbajnë shënime me shkrim dore, arrijnë edhe rezultate më të mira në provime, pasi kanë studiuar shënimet e marra.
Efekti nuk ndryshoi edhe kur studentëve që shtypnin në tastierë ju kërkua ta riformulonin materialin me fjalët e tyre.
Ky udhëzim ishte “krejt i paefektshëm” në pakësimin e shënimeve të hedhura fjalë për fjalë, theksojnë kërkuesit: studentët nuk e kuptonin materialin dhe e kopjonin fjalë për fjalë.
Shumë studime të tjera kanë nxjerrë në pah përfitimet e shkrimit të dorës dhe politikëbërësit e kanë marrë këtë parasysh.
Megjithëse kurrikula “Bërthama e Përbashkët” e Amerikës nga viti 2010 nuk kërkon më udhëzime për shkrim dore pas klasës së parë (afërsisht në moshën 6-vjeçare), rreth gjysma e shteteve kanë kërkuar më shumë mësimdhënie në shkrim dore, falë fushatave nga studiuesit.
Në Suedi po bëhet thirrje për të përdorur më shumë shkrimin e dorës dhe libra të shtypur dhe më pak pajisje dixhitale.
Kurrikula kombëtare e Anglisë tashmë këshilllon që mësimet të merren me shkrim dore të paktën deri në moshën 7-vjeçare.
Megjithatë, disa sisteme shkollore në Amerikë kanë shkuar aq larg sa kanë ndaluar shumicën e laptopëve. Kjo është shumë e skajshme. Disa studentë kanë aftësi të kufizuara dhe e kanë të vështirë shkrimin e dorës.
Herët a vonë, pothuajse të gjithë do të kenë nevojë për aftësinë e përdorimit të tastierës. Dhe shtypja mund të përmirësojë cilësinë e të shkruarit, sepse për shembull, je në gjendje t’i hedhësh idetë shpejt, përpara se t’i harrosh.
Virginia Berninger, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit e ka përkrahur prej kohësh shkrimin e dorës.
Por nga ana tjetër, ajo thotë se ka përfitime të provuara nga tekstet e shtypura në formën e një “dorëshkrimi”, por edhe thjesht shtypja në tastierë është një praktikë e mirë për ndreqjen e shpejtë të gabimeve.
Duke qenë se me kalimin e moshës, nxënësit kalojnë më shumë kohë në pajisje elektronike, ajo propozon që herë pas here të kërkohen detyra me shkrim dore në vitet e mëvonshme të shkollës.
Dhe ndoshta, edhe në moshë madhore. Përpara se të merrte penën për të shkruar versionin paraprak të këtij artikulli, gazetari i The Economist nuk kishte shkruar me shkrim dore asgjë më të gjatë se një letër, në disa dekada.
Mbetet për t’u vendosur nga lexuesit nëse forma e shkrimit ka ndikuar në nivelin e artikullit.
Nuk mund të themi me siguri nëse Sokrati kishte njëfarë të drejte për anët negative të shkrimit.
Por askush nuk do ta mbante mend këtë vërejtje, dhe as që nuk do t’i bëhej vonë, nëse studenti i tij Platoni, nuk do ta kishte shënuar për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm./ Monitor
Të fundit
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06