Flash News

E-TJERA

Shiste produkte të skaduara, arrestohet polici në Konispol

Shiste produkte të skaduara, arrestohet polici në Konispol

Një 56-vjeçar përgjegjës i policisë bashkiake në Konispol është arrestuar pasi përdorte detyrën e tij për të shmangur kontrollet në dyqan.

"Gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se pronari i këtij subjekti shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë pronarin e dyqanit, shtetasin Neim Arapi 56 vjeç, banues në Konsipol, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol.

Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas duke përdorur detyrën, ka ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Të fundit