Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës në Bolzano, të arrestuar edhe shqiptarë

Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar nga policia në Bolzano të Italisë, ku është  çmontuar një grup kriminal që trafikonte drogë mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Në pranga janë vënë 46 persona me kombësi të ndryshme, një pjesë e madhe e të cilëve janë shtetas shqiptarë me banim në Itali, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha droge me vlerë 22 milionë euro.

Autoritetet italiane raportojnë se 15 persona janë kapur në flagrancë, në orët e para të mëngjesit kur janë surprizuar nga zhurma e një helikopteri të policisë mbi banesën e tyre, ndërsa në terren janë angazhuar dhjetëra oficerë të policisë.

Nga 46 të arrestuarit, 34 janë të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve janë shtetas shqiptarë, por edhe tunizianë, irakenë, anglezë dhe francezë.

Gjithashtu janë sekuestruar sasi të mëdha droge, më konkretisht 23.7 kilogram hashash, 20 kilogram kanabis dhe 20.7 kilogram kokainë.

Po ashtu janë vënë nën sekuestro 22 prona dhe 2 dyqane në Bolzano të Italisë, që besohet të jenë blerë me para të pista nga trafiku i drogës.

Të fundit