Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Britani, policia arreston 4 shqiptarë

Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Britani, policia

Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë shkatërruar një bandë kriminale të trafikut të drogës, pjesë e së cilës ishin katër shqiptarë dhe disa shtetas të huaj. Bëhet fjalë  për 54-vjeçarin Kole Lleshi, 23-vjeçarin Kladji Lleshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreu i bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.

Mediat shkruajnë se shqiptarët bashkë me disa shtetas të huaj kanë dalë para drejtësisë britanike ditën e hënë. Gjyqi është mbajtur për tre ditë dhe është se të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate.

Në ditën e parë të seancës gjyqësore, të mohuan akuzat, mirëpo ditën e dytë, Lleshi, Biba dhe një shtetas i huaj pranuan përfshirjen e tyre në bandën e trafikut të drogës.

Biba, si kreu i bandës, dyshohet se ka rekrutuar Kole dhe Kladji Lleshi. Autoritete britanike kanë sekuestruar dogë e cika vlerësohet deri në 25,000 paund.

Së shpejti pritet marrja e vendimit për të arrestuarit.

Të fundit