Flash News

E-TJERA

Shkozë/ Tritol në market, dyshohet si hakmarrje pas plagosjes së policit Anxhelo Kumaraku

Shkozë/ Tritol në market, dyshohet si hakmarrje pas plagosjes së

Një shpërthim me eksploziv ndodhi në zonën e Shkozës në Tiranë, rreth orës 04:15 të mëngjesit të së hënës.

Lënd plasëse ishte vendosur tek motori i kondicionerit të një marketi, i cili rezulton në pronësi të Lulzim Likës. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Ngjarja e sotme lidhet me plagosjen e efektivit Anxhelo Kumaraku, rreth një javë më parë.

Lulzim Lika është babai i Aldo dhe Ali Likës, të shpallur në kërkim për atentatin e një jave më parë ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici. Shënjestër e atentatit ishte Spaja, komshiu i efektivit, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me prishje të pazareve të drogës.

Shpërthimi i ndodhur sot dyshohet të ketë motive hakmarrje, ndërsa nuk ka ende informacion mbi autorin e vendosjes së tritolit.

Të fundit