Flash News

E-TJERA

Shoferi i autoshkollës ‘tapë’ në timon përplas motorin, një i plagosur

Shoferi i autoshkollës ‘tapë’ në timon përplas
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat.

Një mjet autoshkolle është përplasur me një motor e për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës i cili ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi në gjendje të dehur.

Pas ngjarjes, ai është shoqëruar nga policia.  

 

Të fundit