Flash News

E-TJERA

Shoqërohet 31-vjeçarja në Fier, përplasi me makinë dy këmbësorë

Shoqërohet 31-vjeçarja në Fier, përplasi me makinë dy

Policia e Fierit ka shoqëruar një 31-vjeçare pasi akuzohet se ka përplasur me automjetin tip “Volkswagen” dy këmbësorë.

A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, ndodhen në spital, kurse drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi”, Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

Të fundit