Flash News

E-TJERA

Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt

Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Emiljano Ninën, shoferi i automjetit BMW X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit rreth dy muaj më parë

27-vjeçari Nina është person me precedentë kriminalë, i dyshuar si i përfshirë në vrasje. Gjithashtu njihet edhe si kushëriri i të shmëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë Ervis Martinaj. 

Ai dyshohet si një nga autorët e vrasjes së Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015.

Në vitin 2018 ai u arrestua nga policia e Vlorës, pasi siç u raportua në atë kohë, qëlloi me armë duke terrorizuar turistët në lokalin e njohur “Havana” në Dhërmi.

Të fundit