Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombula e gazit në Fllakë, vdes 25-vjeçari nga Bangladeshi, plagoset një tjetër

Shpërthen bombula e gazit në Fllakë, vdes 25-vjeçari nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr ka përfshirë ambientet e një magazine ku gatuhej ushqim për punonjësit.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:00 dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombul gazi në ambientin e kuzhinës së subjektit me administrator shtetasin S. M.

Si pasojë e flakëve, ka humbur jetën një 25-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi, shtetasi me inicialet O. M., i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia. Një tjetër punonjës, rreth 30 vjeç nga Kenia, Ch. Ch., është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Të fundit