Flash News

E-TJERA

Shpërthimi i hotelit në Sarandë, Lala: Tritoli tek kolonat dyshohet se është vendosur nga ekspertë

Shpërthimi i hotelit në Sarandë, Lala: Tritoli tek kolonat

Gazetarja Klodiana Lala foli ka dhënë detaje në lidhje me hedhjen në erë të një hoteli në qytetin e Sarandës para dy ditësh.

E ftuar në studion e emsionit “Open” në News24, Lala u shpreh se për vendosjen e eksplozivit autoritetet dyshojnë se kanë vepruar ekspertë.

“Në vendin tonë shumë ngjarje kriminale, duket se ngjarje të tilla kanë kaluar pa vëmendje. Por është një ngjaje në kufijtë e aktit terrorist, duhet të jemi mirënjohës që nuk ka viktima, sidomos me atë sasi tritoli që është përdorur. Mendoj që policia e Vlorës duhet të shkojë më tej për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përse dyshohet Sotir Çabiri. Rezulton që sasia minimale ka qenë 50 kg jo as sa është thënë në fillim. Në të gjitha kolonat e katit të parë janë vendosur 50 kg tritol.

Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastruese se nuk ka përse të qëndrojë në punë sepse nuk ka njerëz duke e përzënë në këtë mënyrë. Një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta drejt Britanisë së madhe. Diku rreth orës 5 të mëngjesit ai ka dalë dhe ka nxjerrë nga atje disa sende, përfshirë edhe një tv të shtrenjtë, është rikthyer sërish dhe në vetë, dy minuta përpara se të ndodhte shpërthimi ai është larguar nga hoteli.

Kanë qenë ekspertë personat që kanë vendosur eksplozivin, kjo është arsyeja përse dyshohet se është edhe një tjetër person. Ka punuar në mënyrë të tillë si të ishte ekspert. Në pjesën pas dyshohet që në atë mënyrë të kenë hyrë edhe bashkëpunëtorë. Deri në afërsi të Portit ka pasur dëmtime të fasadave të hoteleve dhe ka qenë një fat i madh që nuk ka pasur njerëz duke lëvizur”, u shpreh gazetarja Lala.

 

Të fundit